Pas fitores në Tuz, Z. Gjeloshaj e pret punë e madhe!

Pas fitores së madhe, komunën e Tuzit e presin shumë çështje të pazgjidhura. Kryetarit Nikë Gjeloshaj, nuk do t’i mjaftojnë 24 orë të ditës për t’i kryer ato. Andaj, me një letër të hapur, do të cek disa nga përgjegjësitë, të cilat presim t’i rregullojë dhe adresojë, sipas interesit të qytetarëve dhe ligjeve në fuqi.

Kryetar Gjeloshaj, ju përfaqësoni Malësinë dhe secilin qytetar të Tuzit, andaj përkushtimi Juaj për të zbatuar ligjin, do të jetë vlera Juaj.

Në dorën Tuaj janë planet dhe programet zhvillimore, si dhe për zbatim të dokumenteve strategjike, si pasuria e patundshme, organizimit dhe mënyrës së punës së administratës lokale, si dhe shërbimeve publike.

Ju do të bëni zgjedhjen e kandidatëve në procedurën e themelimit të punës duke vlerësuar performancën e nëpunësve në shërbim, duke zbatuar parimin e demokracisë, barazisë, decentralizimit, depolitizimit, autonomisë, legjitimitetit dhe profesionalizmit.

Ju siguroni mbrojtje të barabartë të të drejtave dhe të ligjit të bazuar në të drejtën e interesave të qytetarëve lokalë, të personave juridikë dhe të subjekteve të tjera, në pajtim me ligjin, me ndershmëri, në përputhje me interesin publik dhe jashtë bindjeve politike.

Duhet të mbroni dhe avanconi arsimin, shëndetësinë, të drejtat e minoriteteve dhe të barazisë gjinore, në pajtim me Kushtetutën, ligjin dhe marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe buxhetin, projektet që prekin urbanizmin dhe një sërë aktesh që mbrojnë mirëqenien e secilit qytetarë, transportin, qarkullimin dhe ekonominë e qytetarëve tuaj.

Do të kujdeseni për prodhimin bujqësor, mjedisin, mbeturinat, ujërat, tokën, banimin, kulturën, sportin, turizmin, informimin, bibliotekën, mbrojtjes së popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.

Ju presin edhe mijëra punë tjera, por, hapin tashmë e keni hedhur, me fitoren Tuaj. Mbare shqiptaria presin lajme të mira nga Tuzi.

Një ndër lajmet e mira do të jetë edhe vendosja e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Aty ku e kishte vendin përgjithmonë, në jetën dhe punën e secilit malësorë.

Shkruajti:

Gjylfije Halili

Gazetare