Pastrohen 900 metër kub mbetje nga deponitë e egra në komunat Karposh dhe Saraj

NP Higjiena Komunale – Shkup sot i vazhdoi aktivitetet për pastrimin e deponive të egra në komunat Karposh dhe Saraj.

Në vendbanimin Bardovcë në komunën e Karposhit, përgjatë lumit Lepenec, u hoqën afërsisht 550 m³ mbetje e hedhur, ndërsa në komunën Saraj u pastrua deponi e egër prej 350 m³ e përbërë nga mbetje komunale, të vëllimshme dhe të ndërtimtarisë, që gjendej në afërsi të SHMQSH ,,Saraj”.

Në realizimin e aktiviteteve në terren u angazhuan dhjetë punëtorë, ndërsa nga mekanizimi u përdorën katër automjete speciale komunale – transportues (kiper) dhe dy ekskavatorë.

Gjatë javës në vijim, NP Higjiena Komunale – Shkup do të vazhdojë me pastrimin e deponive të egra edhe në komunat Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Gazi Babë.” – thotë Shabani