Pastrohen hapësirat publike në komunën e Tuzit

Sot më 23.03.2020, Komuna e Tuzit, gjegjësisht SHPK “Komunale”, morën një aksion për pastrimin e gjithanshëm të hapësirave publike, të shkaktuara nga mbeturinat e hellura vend e pa vend.

Lidhur me këtë është angazhuar edhe një kompani private, pasi që ndërmarrja “Pastrimi” në situata të reja emergjente, përgjegjëse për pastrimin e hapësirave, nuk arriti të mirëmbajë ambientet tona publike, çka edhe shkaktoi krijimin e deponive të egra.

Apelojnë te qytetaret të kenë kujdes ndaj këtyre dukurive, në mënyrë që të kemi ambient sa më të pastër.

Po ashtu, SHPK “Komunale” ka ftuar për bashkëpunim edhe Policinë komunale, e cila, në të ardhmen do te marrë masat adekuate ligjore, për të ruajtur hapësirat publike, nga ndotja.