”Patrioti ma i madh pi Struge”!

Medai Shaholli

qyfyre nga fshati

Un jom aj patrioti pi Struge (Livadheje) si kom sakrifiku ene jetën për ket popull.
Per ta mar vesht ju popull i dashun; un kom bomun marveshje me kta të ”unazave” si kan pare, për çat thash t’ja fëjsim ktine se kan pare, ne na duen pare ene karrier, kurse ktine ”unazave” të Afrimllarit nuk i duen pare ata dun me i bomun shqiptarët si shiiat me instalu ato politika ene at kultur ktu.

Ne s’po dumi çashtu amo pare bre vlla po na duen, ene pak pushtet e karrier ene ta dridhim zinxhojrin si t’dumi, paçendoj kimi bo ket koalicion ne.
Ne me program jemi nacionalista e ballista, amo kur him n’qeveri i harojm krejt ato. Si t’vëj në pushet koalicioni jon me komitat si jemi ma afër e me ideollogi do e boshim qeverin e koalicionit dhe ndryshimit ma t’madh ne histori, se me kta të Zajkos nuk jemi, kta jon komunista.

Un jom Albini i dyt i Makedonijes, kini besim ke un, se me ne do vije pranvera e vërtet, votoni per koalicionin ton, ne do ta bojm ndrojshe ket vent, mos i besoni atine që u kan lonon në balt për ma shum se 16 vjet në qeverisjen e kti veni.
Çish duni ma tepër juve o popull, patriota po se po, pare sa t’ë duni kimi ene për ju, ju veç na jepni çato dreq vota po na duen masëndej theni çafën.
Paçendoj, o popull, iu lutemi t’na votoni se ne jemi ma t’mojrët jo veç n’Strug po në krejt trojet shqiptare!