Pendarovski arrinë në vilën “Vodno”, merr në dorë presidencën

Në Vilën “Vodno” në vijim është ceremonia zyrtare në të cilën presidenti i deritanishëm Gjorge Ivanov ia dorëzon funksionin Stevo Pendarovskit.

Ceremonia është me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore ndërsa pas saj Ivanov dhe Pendarovski duhet të mbajnë takim tet-a-tet. Më pas pason edhe takim i përbashkët i dy presidentëve me të punësuarit në Kabinetin e presidentit.

Pendarovski do të ketë edhe takime bilaterale me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta si dhe me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i ri i shtetit do të ketë takime bilaterale edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërxhan Darmanoviq, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kajmakçi, si dhe me nënsekretarin shtetëror në MPJ të Republikës së Polonisë, Pjotër Vavzhik.