Pendarovski në tubim në Veles, Siljanovska në Vinicë dhe Koçan

Takime me qytetarët dhe tubime. Kandidatët presidencial edhe sot e vazhdojnë fushatën.

Kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski sot programin e vet do ta prezantojë para banorëve të Çashkës, Lozovës dhe Sveti Nikollës, pas të cilave do të mbajë tubim në Veles, ndërsa kandidati presidencial i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Gordana Silljanovska-Davkova është në tubim në Vinicë dhe Koçan.

Kandidati presidencial i Aleancës për Shqiptarët dhe Besës, Blerim Reka për sot nuk ka paralajmëruar aktivitete.

Fushata zyrtarisht ka filluar më një prill, ndërsa do të zgjasë deri më 19 prill pas të cilave vijon grevë 24 orëshe një ditë para votimit.

Ata e kanë filluar fushatën- Pendarovski nga Prilepi, Siljanovska nga Ohri dhe Reka nga Shkupi

Tre kandidatët për president shteti kanë premtuar fushatë të qetë dhe korrekte me vizitën e pothuajse gjitha vendeve të populluara.