Për bombat e BDI-së reagim i shpejtë i MPB-së, ku mbeti reagimi i MPB-së për rastin e BFI-së !?

Në rrjetet sociale tash e disa ditë ka nisur shpërndarja e bisedave të përgjuara të ashtuquajtura ‘bomba’, biseda këto të padëgjuara më parë e në të protagonist janë disa ish funksionarë të BDI-së e mes tyre edhe kreu i saj, Ali Ahmeti.

Me këtë rast është prononcuar edhe ministri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski i cili edhe ka komentuar rastin në fjalë.

“Bëhet fjalë për një person që i ka nxjerrë këto përgjime, është detektuar dhe ndaj tij do të veprohet. Ekipi ynë për krime kompjuterike është duke punuar në këtë rast dhe në bazë të procedurave të gjyqësorit do të veprojmë në bashkëpunim me ndihmën juridike ndërkombëtare, por edhe përmes bashkëpunimit ndërpolicor që procedura të ecën për zbardhjen e rastit në fjalë”, ka deklaruar kështu ministri Spasovski.

Edhe përkundër deklarimeve të ministrit Spasovski, MPB ende nuk ka marrë asnjë masë dhe asnjë reagim si duhet për rastin e BFI-së pasiqë deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim. MPB ende heshtë, çfarë po fshihet pas kësaj?

Pse kaq kohë e gjatë dhe ende asnjë sqarim nuk ka mbi puçin që ndodhi në BFI dhe asnjë reagim publik e për të dhënë detaje mbi ndodhitë në BFI realisht çfarë mund të ketë ndodhur në këtë rast, pra më 23 prill të këtij viti kur edhe u inskenua shkarkimi i kreut të BFI-së dhe emërimi i kreut të ri.

Zhurnal.mk nga burime Brenda BFI-së mëson se në këtë rast të 24 prillit dyshohet se janë të përfshirë edhe funksionarë të lartë të partisë që drejton MPB-në.