Për “qeverinë” Hoti, që bëri këtë hap kundër sovranitetit të Kosovës

Ky shkrim është për TELEBAN (persona të kufizuar mentalisht por në këtë rast edhe kombtarisht!) pra, për “qeverinë” Hoti, që bëri këtë hap kundër sovranitetit të Kosovës.
Fjala Reciprocitet (gjermanisht Reziprozität, latinisht, reciprocus: kush shkon dhe kthehet).

Në të drejtën ndërkombëtare, parimi ka për qëllim (reciprok) të sigurojë respektimin e sovranitetit të shtetit, realizimin e parimit të barazisë së shteteve dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve vendas. Në varësi të metodës së vendosjes, marrëdhënia e reciprocitetit mund të jetë formale (legale) dhe reale (ajo që ekziston në praktikë). Zbatohet në shumë fusha të së drejtës ndërkombëtare publike dhe private. Reciprociteti në ekonomi, nënkupton, barazi në marrëdhëniet e ndërsjella ekonomike. Ai detyron palët të trajtojnë interesat e palës tjetër në të njëjtën mënyrë si pala tjetër respekton interesat e të parës. Më së shpeshti përdoret në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, ku palët kontraktuese janë shtete, dhe objektet e reciprocitetit janë mbrojtja doganore dhe jo-doganore.
Kaq kisha për ta dhe të gjithë tjerët që u gëzuan se po e zhbëjnë gradualisht fillet e shtetit!
Me xhelozi te madhe e ruajmë në Shoqatën Migjeni të Lubjanës një shkrim diku 22 faqesh nga akademik Syrja Pupovci, i cili na shkruante ne vitin 1989, për të na mbushur mendjen se”… autonomia e Kosovës me ndryshime kushtetuese nuk prek themelet e saj, e se ajo assesi nuk është suprimim(!)….” Këtë dokument nuk doja ta botoj në “Monografinë e Migjenit në vitit e mbrapshta”, por sot kam vendosur qe atë dokument dhe të gjitha tjerat ti botojmë dhe ti bëjmë botërisht të ditura për të gjithë. Jo se nuk e dinim për gabim që kanë bërë, por deshëm tu “ruajmë atyre fytyrën”.
Kurse për akademikët e sotëm i lus vëllazërisht, sa me pare qe te jene e mundshme “Jailbreak” (ikni prej burgut) dhe prej atyre qe votuan sot kundër reciprocitetit!

Ky shkrim është për TELEBAN (persona të kufizuar mentalisht por në këtë rast edhe kombtarisht!) pra, për “qeverinë”…

Gepostet von Martin Berishaj am Samstag, 6. Juni 2020