Përfaqësuesit qeveritarë, në promovime

Inspektimi i aktiviteteve të ndërtimit të projekteve që ndërtohen me para të buxhetit nuk janë angazhime partiake por konfirmim i Qeverisë edhe në kohë krizash ekonomike dhe shëndetësore, për të realizuar investime kapitale në interes të qytetarëve. Kjo është përgjigjja e kryeministrit Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarit nëse shëtitjet e tilla në vendet e ndërtimit janë në shërbim të partisë. Ai tha se si Qeveri do të vazhdojnë të promovojnë projekte që janë në interes të qytetarëve.

“Deri në 16: 30 çdo ditë në çdo vend siç kam bërë në tetë muajt e kaluar në Qeveri, siç kam bërë për tre vjet në Ministrinë e Brendshme, sa herë që është në interes të qytetarëve të ndërtojmë, të krijojmë, të bëjmë projekte që janë në interes të qytetarëve- Oliver Spasovski, kryeministër.

Komisioni i antikorrupsion para se të fillonte fushata zgjedhore, ua bëri me dije ministrave, njësive të qeverisjes lokale, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, komisioneve rregullatorë, shoqatave tregtare të themeluara nga institucione shtetërore dhe të tjera të respektojnë ligjin.

Komisioni Antikorrupsion

“Nuk mund të fillojë ndërtim me fonde nga buxheti, ose nga fondet publike, ose me fonde nga ndërmarrjet publike dhe personat e tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror në objektet e reja të infrastrukturës siç janë rrugë, ujësjellës, linja të tensionit të lartë, kanalizime objekte për veprimtari sociale, shkolla, kopshte etj, përveç nëse për atë qëllim më parë janë siguruar fonde nga buxheti”.

Sot, Spasovski, si Kryeministër, ishte në terren në Vollkovë të Shkupit ku inspektoi ndërtimin e një kopshti për fëmijë.