Përfundoi asfaltimi i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit

Sot ka përfunduar asfaltimi i rrugës Tetovë-Kodër e Diellit. Me këtë është përmbyllur investimi rreth 2 milionë euro, që e përgatit këtë qenar turistike për një sezon të suksesshëm dimëror.

Për rrjedhën e punimeve dhe me rastin e përfundimit të riparimit të kësaj rruge, ka folur drejtori i ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i ri për investimet vendore, Hisen Xhemaili.

Memeti njoftoi se gjatë këtyre dy javëve është angazhuar gati i tërë mekanizimi i kompanisë në nivel republikan, për të kryer sa më shpejtë këtë rrugë.

https://www.facebook.com/tetovasot.mk/videos/428495434447143/