Përfundon asfaltimi dhe ndërtimi i urrës që lidh Shipkovicën dhe Brodecin

“Rikthehemi në malësine e qytetit me investime kapitale dhe konkrete. Në fushatë si konkluzë dhe kërkesë imediate dhe jetike e banorëve u paraqit ndërtimi i urrës dhe asfaltimi i rrugës.

Përfunduam investimet në Malësine e Tetovës konkretisht në aksin që lidh fshatin Shipkovicë dhe Brodec.
Një pikë problematike e cila vështirsonte jashtëzakonisht qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve sidomos gjatë stinës së dimrit.

Tashmë asfaltimi i standartizuar ka përfunduar, ndërtimi i urës dhe trotoareve poashtu, kostoja e përgjithshme e investimit kap shifren prej tetë milion denarëve.

Do të vazhdojmë të punojmë për malësinë me përkushtimin më të madh.

#meZemër #përMalësinë” – thotë Arifi