Përkrahësit e Ziadin Selës arrestohen me 20 kg drogë në Tetovë

Policia e Tetovës njoftoi se dje rreth orës 17:00 ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Tetovë.

Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit të Tetovës. Droga është gjetur në një makinë të tipit Mercedes me targa të qytetit të Shkupit në të cilën ishin prezent disa persona nga Dibra.

Janë arrestuar dy persona nga Dibra, ndërsa policia po vazhdon me aksionin për shkak të dyshimeve se mund të ketë më shumë persona të involvuar.

Burime nga SPB e Tetoves kanë thënë se janë arrestuar A.D. dhe K.P. nga Dibra.

Sipas reagimeve të menjëhershme në rrjetet sociale, bëhet fjalë për anëtar të Aleancës për Shqiptarët dhe të afërt të Ziadin Selës siç demonstrohet me fotografi nga tubime me qytetarë.