Përkujtim i denjë për atdhetarin Bajrush Shaip Xhemailin në Kumanovë

Në 6 vjetorin e kalimit në amshim, është përkujtuar me homazhe dhe tubim për anëtarin e devotshëm e Lëvizjes Popullore të Kosovës, Bajrush Xhemaili, pjesëmarrës i luftërave çlirimtare, nën përkujdesjen e Shoqërisë “Lëvizja”, si dhe zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Bajrush Xhemailit, kontribut i Shoqërisë “Lëvizja”, si vatër atdhetarie dhe bazë e LPK-UÇK-së, Kështjellë e qëndresës shqiptare.Manifestimin përkujtimor e udhëhoqi kryetari i këshillit organizativ z.Luan Veliu.Në tubim, morën pjesë atdhetarë e bashkëveprimtarë nga të gjitha trojet, anëtarë të familjeve të heronjëve e dëshmorëve të lirisë, si dhe veteranë e invalidë të UÇK-së si përfaqësues të Shoqërisë “Lëvizja” në pjesët tjera të trojeve tona.Pas një minutë heshtje, fjalën e mori Nderim Jashari, nip i heroit Ismet Jashari, i cili theksoi rëndësinë e jetës e veprës së Bajrush Xhemailit duke shprehur falënderim për organizimin e përkujtimit.Po ashtu, evokoi kujtime për Bajrush Xhemailin, miku i heshtur i tij, Ridvan Jashari, duke cekur qëndresën, duke qenë udhërrëfyes për të drejtat kombëtare. Ai, ceku z. Jashari, ishte dhe mbetet udhërrëfim për gjenerata.Pastaj, fjalën e mori ish drejtues i LPK-së, Fazli Veliu, duke përcjellur historinë e çlirimit, duke cekur të arriturat, por edhe sfdat e lirisë së arritur. Ai ceku punën e pandalshme nga mërgimi për atdheun, të z. Xhemaili. Angazhimin e tij për demonstrata, që nga e para në Vjenë, Shtutgart e gjithandej Evropës, nga viti 1982 e tutuje.“Ai kurrë nuk u maskua në demonstrata as deklarime kundër Jugosllavisë. Ai do ta vijojë angazhimin nga dita e parë për çlirim, për të vazhduar me Fehmi Lladrovcin dhe atdhetarët tjerë që e themeluan dhe kontribuan për UÇK-në”, ceku z. Veliu, dhe e vlerësoi z. Xhemailin si një nga më meritorët e mëdhenj për Luginën dhe Kumanovën.Po ashtu, fjalë rasti mbajti Xhevat Bislimi, Vesel Sabedini, Fatmir Beqir Limani si dhe Mirvan Xhemaili i cili falënderoi të pranishmit në emër të familjes për këtë përkujtim si dhe zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Bajrush Xhemailit, kontribut i Shoqërisë “Lëvizja”, si vatër atdhetarie dhe bazë e LPK-UÇK-së, Kështjellë e qëndresës shqiptare.Pastaj u vendosën kurora me lule nga organizatat e ndryshme, institucione e personalitetet të shquara nga të gjitha trojet etnike si dhe një takim çasti, kushtuar atdhetarit të shquar, Bajrush Xhemaili si dhe themelimit të Shoqërisë “Lëvizja”.