Përreth degës së Tetovës duhet të harmonizohen kërkesat e të gjitha shtresave dhe moshave!

Kohë më parë në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Tetovë ka ardhur, dr.Florim Besimi!
Në një takim rasti me z.Besimi kuptuam se ai në krye të kësaj pune vinë me origjinalitetin e tij, me energji pozitive, me qëndrime për një ristrukturim sa më organizativ në pistën e gjërë të degës së Tetovës!
Z.Besimi është shumë falenderues ndaj atyre që i besuan këtë detyrë, që i besuan këtë punë me shumë përgjegjësi përballë elektoratit shqiptar në Tetovë dhe më gjërë!
Kjo detyrë, ky besim sipas dr.Florimit është më shumë se obligim moral karshi çdo qytetari;kjo është një rrugë që akoma po ma shton përgjegjësinë ndaj secilit qytetar të Tetovës dhe rrethinës, ndaj çdo anëtari të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe më këtë po krijoj një bindje shumë të sinqertë se, ne si struktur përherë qytetarin duhet ta kemi në qendër të vendimmarrjes, në qendër të komunikimit dhe përherë do të mëtojmë që të jemi sa më afër kërkesave të tyre, sa më afër halleve të tyre në këto kohëra jo dhe aq të lehta për shoqërinë shqiptare këtu dhe më gjërë, tha z.Florim Besimi!
Qëndrimi i dr.Florim Besimit është që portat e partisë do të vazhdojnë të jenë të hapura; ky është një fakt dhe mbi këtë
fakt ne do të ngrejmë mundësi të reja, për të cilat do të bëjmë gjithçka që ti harmonizojë me konceptin e një të ardhme ndryshe, mbi konceptin e perspektivës dhe të bashkëpunimit social dhe politik!

Pretendoj që të dëgjoj çdo anëtar të BDI-së!Jam këmbëngulës që në mënyrë të drejtpërdrejt të siguroj informacion në katër
anët e qytetit të Tetovë dhe rrethinës! Me këtë na obligon Programi ynë dhe ky program duhet zbatuar deri në fund!
Përreth degës së Tetovës duhet të harmonizohen të gjitha kërkesat e të gjitha shtresave dhe moshave, të cilat do të jenë laboratorë të hapur të diskutimit të ideve, tha dr.Florim Besimi, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Tetovë!