Përse Arta Toçi, mbulesën e femrës shqiptare e barazon me analfabetizëm?!

Të deklarohesh se mbron interesat e shqiptarëve, e nga ana tjetër të jeshë kundër mbulesës së femrave shqiptare?!-

Ky paradoks i ndodh nënkryetares së Aleancës për Shqiptarët, Arta Toçi e cila njëherit është edhe kryetare e Asamblesë së Femrës së kësaj partie! Ish deputetja dhe profespresh në fjalë, me rastin e Ditës së Mësuesit -7 Marsit , në një status në fejsbuk, krahas përgëzimeve, ka falenderuar dy shoqet mes veti, që krahas misionit për zhdukjen e analfabetizmit, kanë punuar në misionin për HEQJEN E MBULESËS MES FEMRAVE SHQIPTARE! e që kjo gjë paska ndikuar shumë në ndërtimin e saj intelektual të deputetes Toçi!

Për statusin në fjalë,kanë reaguar edhe ish studentët e saj , të cilët kërkuan sqarim, të tregojë se ku qëndron problemi rreth mbulesës e të kërkojë falje publikisht për qëndrimin diksriminues ! Deputetja Toçi, si duket nuk ka pasur argumente, dhe në vend të sqarimit e kërkim faljes, e ka pasur më të lehtë ta fshijë postimin!

Pyesim deputeten Arta Toçi publikisht : Se vallë, mbulesa e femrave shqiptare për të është ‘KUNDËRTHËNIE EMANICIPIMI’?!! APO??