Personat me aftësi të kufizuara: Na krijoni mundësinë të votojmë lehtësisht

Edhe procesi i afërt për zgjedhjet presidenciale do të përballë me të njëjtat probleme personat me aftësi të kufizuara.

Shumë prej tyre rrezikojnë sërish të mos jenë në listën zgjedhore, asgjë nuk është bërë për të lehtësuar qasjen e tyre në vendvotime ose për informim më të madh të këtyre personave. Për këtë kategori qytetarësh pengesa nuk është në gjendjen e tyre të kufizuar, por tek mjedisi.

“Kishte vendvotime ku me të vërtetë reformat zbatoheshin dhe ata u përpoqën as sa kishin mundësi për të hequr barrierat në mënyrë që t’u mundësonte personave me aftësi të kufizuara, pa pengesa, në mënyrë të pavarur, pa u ndjerë si qytetar i dorës së dytë për të ushtruar të drejtën e tyre të votimit. Mirëpo, isha dëshmitare edhe në vendvotime ku fatkeqësisht nuk ishte arritur kjo gjë. Ndoshta pa dashje, ndoshta nga mosdija, por ende kishte lëshime”,- deklaroi aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, Bojana Mladenovska.

Nga KShZ thonë se duhet bërë shumë më tepër për të mundësuar që këta persona të jenë pjesëmarrës aktivë në proceset zgjedhore jo vetëm si votues, por edhe si kandidatë në zgjedhje.

“KShZ ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme gjatë organizimit të referendumit, me qëllim që personat me aftësi të kufizuara të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne vazhdojmë të punojmë para zgjedhjeve presidenciale, që këtyre personave t’ju mundësohet qasje më e mirë deri tek vendvotimet”,- tha kryetari i KShZ-së, Oliver Derkoski.

Nga OSBE përkujtojnë se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën politike të vendit të tyre.

“Kjo përfshin krijimin dhe zbatimin e ligjeve gjithëpërfshirëse dhe jodiskriminuese, duke siguruar infrastrukturën e nevojshme dhe burimet njerëzore që do të ndihmojnë burrat dhe gratë me aftësi të kufizuara që të ushtrojnë me sukses të drejtën e tyre për të votuar”,- theksoi shefi i misionit të OSBE-së, Klemens Koja.

Sipas OSBE – ODIHR-së, në vende të tjera politikanët me aftësi të kufizuar janë po aq aktivë si deputetët në parlament. /TVM2/