PËRVEÇ SHQIPTARËVE, NË KUMANOVË NDIHMOJNË EDHE MAQEDONASIT PËR SHQIPËRINË

Deri më tani ka shkuar në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri e mbi 650 persona janë të lënduar.

Gjatë këtyre dy ditëve, një mobilizim i jashtëzakonshëm ka ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse. Kësisoj, ka ndodhur edhe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku si dje ashtu edhe sot është ndërmarr një aksion nga tifo-grupi “Ilirët”, të cilët përveç gjërave ushqimorë dhe gjësendeve të tjera kanë mbledhur edhe para në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, shkruan Insajderi.

Disa fotografi të siguruara nga Gazeta Insajderi, tregojnë mobilizimin e këtyre shqiptarëve dhe jo vetëm. Një nga organizatorët që ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë Insajderit, se në këtë aksion janë përfshirë edhe etnitë e tjera që jetojnë në Kumanovë, siç janë maqedonasit dhe romët.