PETRIT MËNAJ:JO PËR URREJTJE POR PËR TU PRANUAR E VËRTETA 🇦🇱

akoma_në_Serbi_fabrika_shqiptari_xhami!

E gjithë kjo që ka ndodhur në histori midis shqipëtarëve dhe turqëve ka ndodhur sepse Turqia osmane u hakmorr për Gjergj Kastriot Skënderbeun deri ne fund. Mohoi gjuhën shqipe, vrau periodikisht gjithmonë krerët patriotë shqiptarë, goditi fenë e shqiptarëve dhe nuk pranoi të hapë asnjë shkollë shqipë në territoret shqiptare, kur ndryshe ka vepruar me serbët, bullgarët dhe grekër.
Vazhdimisht me sllavët kanë bashkëpunuar dhe kanë nënëshkruar traktate për ti boshatisur trojet tona e për ti populluar me sllavë. Ku ishin dhe ku janë katër vilajetet e banuara me shqiptarë? Ku është Nishi, Vranja etj?
Jo për politikë, jo për urrejtje, por që politika jonë duhet pa u dridhur qerpiku ta thotë dhe ta mbrojë të vërtetën. Personalisht nuk jam kundër popullit turk, se kur jam atje në Stamboll, Bursa, Ankara, Antalia, ndjehem si në Shqipëri, (ndoshta se kudo jam mes shqiptarësh) por jam kundër politikës së shtetit turk që tregohet me dy fytyra, ndryshe vepron me serbët dhe ndryshe me shqiptarët.