Plaku që vdiq në Gjilan ishte në motel me një 30-vjeçare, ja rrëfimi i saj…

42 vjet më e re ka qenë partnerja e 72-vjeçarit i cili vdiq në mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan. Plaku derisa po kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin. Vajza që ishte me të moshuarin është intervistuar nga policia. Në hetuesi ka thënë se iku nga moteli pasi u frikësua kur pa plakun e shtrirë në tokë. Express sjell detaje të këtij rasti.

Në mesditën e 8 janarit të këtij viti në një motel në Gjilan u gjet i vdekur një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë, mosha e së cilës nuk kishte qenë hiç më e madhe se 30-vjeçe.

Kjo grua (emër i njohur për redaksinë) e cila është nga rajoni i Gjilanit, kohë pas kohe me persona të ndryshëm po i frekuentonte motelet kosovare.

Por një fat i keq, atë e gjeti me 72-vjeçarin. Derisa kishin qenë duke kryer marrëdhënie intime, ai kishte ndërruar jetë.

Gazeta Express nga burimet e saja të besueshme brenda institucioneve të sigurisë në vend, ka arritur që ta sigurojë deklaratën e vajzës e cila kishte qenë në dhomën e hotelit me 72-vjeçarin. Ajo para organeve të hetuesisë kishte deklaruar se me dëshirë dhe vullnetin e dy palëve kishin shkuar në motel.