Plotësohet kushti për organizimin e zgjedhjeve në diasporë?

Deri pak minuta para mesditës, në KSHZ janë konfirmuar 6308 nga paraqitjet e dorëzuara nga personat që jetojnë jashtë vendit, për të votuar në diasporë. Ndërkohë edhe 1442 paraqitje të tjera janë akoma pa u përpunuar nga shërbimet. Zakonisht, pak nga paraqitjet ose vetëm ato që nuk i plotësojnë kushtet, refuzohen. Kjo e bën të arritshëm censusin prej 6540 paraqitjesh të konfirmuara, si kusht për t’u organizuar zgjedhje në diasporë. Më shumë të paraqitur ka në Venecia, Melburn dhe Berlin.

Afati që shtetasit që jetojnë jashtë vendit të paraqiten për të shfrytëzuar të drejtën e votës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore skadon sonte në mesnatë.