Po afrohet muaji i bekuar i Ramazanit… a do ta kalojmë mbyllur në shtëpi?

Duke parë ecurinë e coronavirus në të gjithë vëndet e prekura dhe ditët e mbetura, me shumë mundësi për herë të parë Muajin e Ramazanit do ta kalojmë të mbyllur në shtëpi.

Qëndrimi në shtëpi do të thotë më shumë kohë të lirë për të mësuar sa më mirë Islamin, do të thotë mundësi e mirë për të mësuar faljen e namazit që është gjëja më e rëndësishme në Islam.

Dijetari i shquar Hafiz Ali Korça ka thënë:

Duhet mbajtur besa, duhet mbajtur besa. Lipset (kërkohet) agjërimi bashkë me të pesa.

“Me të pesa” ai ka nënkuptuar 5 kohët e namazit. Le ta bëjmë këtë Ramazan pikënisjen e ndryshimit të jetës sonë për më mirë, e pikënisja më e mirë ështe nisja e faljes së namazit me përkushtim e sinqeritet.

Namazi ta bënë jetën më të bukur, më të rehatshme, më të lumtur dhe më të qetë, pavarësisht situatësh që ti mund të ndodhesh..

Namazi është drita e syve tanë, mos ti lëmë sytë tanë në errësirë..