PO VJEN MESIA, SHPËTIMTARI ZAJKO…

Medai Shaholli

rrëfenjë nga fshati

Thonë se po vjen ”Mesia” shpëtimtari Zajko, ky është lajmi i ditës që ka mbushur faqet e shtypit shqiptar dhe jo vetëm në ”dërzhavën Severna Makedonija”.
Ato po shpërndajnë lajmin senzacional dhe sihariqn e madh ndër delet shqiptare se po vjen ”Mesia” (shpëtimtari) Zajko, se do t’i nxjerrë këto dele nga bataku i moçalit që i kishte zhytur për tre vjet me radhë.
”Mesia” Zajko dhe picimuli Bili, këtë radhë do të shkojnë fshat më fshat dhe lagje më lagje shqiptare për t’i kërkuar deleve votën për ta dhe se si shpërblim ata do t’i ofrojnë bar Europe.
Për shqerrkat shqiptare ”Mesia” ka ofruar kullota të reja drejt Gjermanisë, ndërsa për shqerrkat e sojit të tij, ka zgjedhur lëndinat e Pollogut dhe Sharrit.
Kështu shpëtimtari Zajko, kërkon të rinovoj mandatin e tij edhe për katër vite të ardhshme duke bërë koalicion me besprerët e pabesë të Besës së Bilit, duke hyr përsëri në mjediset shqiptare.
Sllogani tij është përsëri gënjeshtra e vjetër, një jetë më të mirë për të gjithë!
Shqiptarët kaluan tre vjet të pritjes dhe zhgënjimit të tyre nga shpëtimtari i rrejshëm sepse nuk shijuan një jetë më të mirë për të gjithë as vende pune e as rroga 500 euro.
Koalicionimi në vëllazërim-bashkimin e ri titist me besëprerët e Bilit, vetëm sa do të zgjas agninë ndaj shqiptarëve dhe nuk do të ketë një jetë më të mirë për të gjithë e progres për të ardhmen.

Ndaj, shqiptarët nuk kanë çfarë humbasin më veç dinjitetit të tyre dhe mu për këtë t’i bojkotijnë këto zgjedhje me të cilat do të vazhdohet skllavëria nëtë gjitha aspektet e jetës politike dhe eknomiko-sociale.
Më mirë bojkot se vazhdim të agonisë së vuajtjeve të një populli!