Policia jep detaje për arrestimin e Ikballe Hudutit

Është ndaluar për 48 orë Ikballe Berisha-Huduti e njohur edhe si ‘Hoxhanesha Igballe’, e cila përkrahë veprën e gjeneralit famëkeq iranian Qassem Soleiman.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha e ka konfirmUar lajmin për Gazetën Metro, ku tregoi se Ikballe Berisha-Huduti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente. Me respekt Daut Hoxha Zëdhënës i PK’së”, tha Hoxha për Metron.