Policia ka mbyllur shtatë lokale në Shkup, nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë

Inspektorati i punës, i shoqëruar nga policia, mbrëmë ka kryer kontrolle në Shkup, lidhur me respektimin e masës për mos hapje të lokaleve,përcjell GazetaExpress.

Është konstatuar se masa në përgjithësi respektohet, por në Çair janë hasur shtatë lokale të hapura.

Inspektorati i ka mbyllur ato dhe u ka shqiptuar masën e mbylljes së përkohshme, deri në skadimin e masave të jashtëzakonshme të vendosura shkaku i Koronavirusit.