Prej sot janë të obligueshme pajisjet dimërore në automjete

Prej sot fillon të vlejë obligimi për mbajtjen e domosdoshme të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit Rrugor (KRSKRR) u bëri thirrje shoferëve që të jenë përgjegjës dhe ta respektojnë obligimin ligjor. Përdorimi i pajisjes përkatëse dimërore në një masë të madhe kontribuon për trafik të sigurt në kushte dimërore në rrugë. Në pajtim me këtë, secili shofer duhet të përdorë pajisje përkatëse dimërore para së gjithash për shkak të mbrojtjes personale, zhvillim të sigurt të trafikut dhe mbërritje të sigurt në destinacioni e dëshiruar.

Pneumatikë dimërorë janë ata pneumatikë të cilët në njërën anë kanë shenjën: “MS”, “M+S”, “M&S” dhe shenjën e fjollës së borës në mal të stilizuar me tre maja.Gomat e dimrit, theksojnë, janë të përshtatshme dhe të sigurta për të gjitha temperaturat nën shtatë (7) gradë Celsius.

Nën pajisje dimërore për automjete motorizuese me masë më të madhe të lejuar e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, nënkuptohet pneumatikë dimëror në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve në shtresën që shkel prej katër milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkel minimum prej katër milimetrave dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat apo vegla të tjera ndihmëse adekuate.

Pajisja dimërore për automjete motorizuese me katër rrota (4 ? 4), ndërkaq, nënkupton pneumatikë dimërorë në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve të shtresës që shkel, prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkel, prej së paku katër milimetrave (4 mm). Zinxhirë për borë nevojitet të posedojë secili automjet me pneumatikë me profil veror, dhe me atë rast, kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa në rast tjetër, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku në boshtin e vazhdueshëm të kyçur.