Prej sot mbyllet një kalim kufitar në mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Vendkalimi kufitar Prohor Pçinski sot prej orës 07:00 është mbyllur për udhëtarët dhe automjetet në pajtim me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, ndërsa lidhur me Kovid-19.

Siç informojnë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për këtë të gjithë udhëtarët dhe automjetet e vendkalimit tonë kufitar Pellnicë do të riorientohen në vendkalimin e përbashkët Tabanocë-Preshevë.

Gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë informoi se edhe dy raste tjera kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi globale coronavirusin.