Presidenti hakmerret ndaj televizionit A1: Publikoi video korrupsioni

Policia malazeze, të hënën, kanë hyrë në Televizionin privat A1 në pronësi të Dushko Knezheviç, i cili është nën hetime të Gjykatës Speciale në Mal të Zi për korrupsion dhe pasuri të paligjshme. Zoti Knezheviç, i cili gjendet në arrati, e akuzoi pushtetin aktual se po ndërhyn pa të drejtë në pronën private duke shkaktuar trysni tek bashkëpunëtorët e tij. Ai akuzoi presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç se po hakmerret ndaj tij dhe se po tenton të konfiskojë pasurinë e tij. “Gjukanoviç është shef i grupit kriminel në Mal të Zi dhe si hakmarrje ndaj punës time ai po përpiqet të konfiskojë pasurinë time në Mal të Zi”, tha ai. Zoti Knezheviç trasmetoi në stacionin e tij televiziv disa pamje filmike ku shihet dhënia e parave për Partinë Demokratike Socialiste të presidentit Gjukanoviçit në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi.

Ndërkohë, drejtoria e policisë bëri të ditur se punonjësit e saj po veprojnë në përputhje me ligjin dhe do të vazhdojë aktivitetin e vetnë përputhjeme urdhër të prokurorit special. “Kjo është e drejtë dhe detyrë e policisë, dhe të gjitha aktivitetet e saj janë të bazuara në lig”, njofton policia. Prokurori special Milivoje Katniç, javën e kaluar, deklaroi se ekziston dyshimi se kryetari i Atlas Grup, ku bën pjesë edhe Televizioni A1, Dushko Knezheviç ka bërë vepër penale të krijimit të organizatës kriminale, fshehjene tatimeve dhe të kontributeve dhe pastrim parash. Prokuroria gjithashtu ka theksuar se zoti Knezheviç është i dyshuar edhe për pastrimine parave në rastin Telekom. Prokurori special Katniç ka shtuar se prej 1 janarit e deri me 13 dhjetor janë ngritur 25 aktakuza, 13 prej të cilave kanë të bëjnë me krimin e organizuar, 10 të tjera me korrupsion të lartë, kurse dy me vepra të tjera penale.

Zoti Katniç ka shtuar se Prokuroria speciale zhvillon hetime kundër 79 personave fizik dhe 95 personave juridik për shkak të veprave penale të “formimit të organizatave kriminale, pastrimit të parave dhe fshehjes së tatimeve dhe të kontributeve”. Ndërkohë, zoti Knezheviç, i cili aktualisht gjendet i strehuar në Londër vazhdon të tronditë opinionin e Malit të Zi me materiale të ndryshme dokumentare dhe filmike kundër presidentit malazez, Milo Gjikanoviç dhe partisë së tij DPS.