Presidenti i Këshillit Europian viziton nesër Shqipërinë

epa04793287 Belgian Prime Minister Charles Michel departs after session ends on the second day of the European Union and of the Community of Latin American and Caribbean States (CELAC) summit in Brussels, Belgium, 11 June 2015. The EU-CELAC Summit brings together 61 European, Latin American and Caribbean leaders to strengthen relations between both regions. EPA/STEPHANIE LECOCQ

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, të priten do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo vizitë e kreut të Këshillit vjen një javë pas asaj të Komisionarit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Informacionet bëjnë me dije se gjatë qëndrimit të tij në Tiranë kreu i Këshillit Michel, do të takohet në orën 12:50 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas të dy zyrtarët do të kenë një konferencë për shtyp.
Janari dhe shkurti janë muaj të rëndësishëm për institucionet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate. Ndërkohë në Bruksel po përgatitet metodologjia e re e zgjerimit, e vendosur si kusht nga Franca për të miratuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
Gjithashtu kjo vizitë vjen edhe në prag të Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.
Në të pritet të mblidhen fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.