Presidenti i Polonisë: Liderët të gjejnë zgjidhje për problemet e së shkuarës për të mirën e rajonit

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, një nga themeluesit e samitit të Brdo-Brijunit, është shprehur se në këtë samit janë diskutuar problemet që mund kenë shtetet me njëra-tjetrën, duke theksuar se zgjidhja e tyre do t’i shërbente për mirë vendeve të rajonit. Në fjalën e tij, Duda tha se zhdukja e këtyre probleme nga e shkuara, të cilat nguroi që t’i quante mosmarrëveshje, janë të rëndësishme që vendet e Europës Juglindore të integrohen në Bashkimin Europian. Ai ka vlerësuar faktin, se ndryshe nga e kaluara, sot këtë “mosmarrëveshje” diskutohen më paqësisht.

“Diskutimet për stabilitetin në këtë pjesë të Europës, por edhe për të diskutuar gjërat që janë më të rëndësishme, për rrugën e tij drejt BE dhe shpresoj anëtarësimin në NATO. Unë jam përgatitur për shumë kohë, ishte i paraprarirë nga një takim që u bë nga ministrat e jashtëm në Varshavë, i ftova të gjithë të ftuarit në një darkë ku diskutuam situatën e të rinjve në këtë pjesë të Europës. Takimi i sotëm ishte i paraprirë nga vizita ime një mua më parë, ku takova ushtarët tanë që shërbejnë në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Diskutova për situatën, për kushtet, për realitetin e shërbimit të tyre, çfarë roli kanë. Do doja të përsëris se sa mirënjohës jam dhe dua të shpreh respektin tim ndaj presidentes së Kroacisë dhe Sllovenisë. Jam i bindur që këto diskutime që po zhvillohen në një atmosferë më të qetë, janë elemente të rëndësishme të procesit të stabilizimit se do të çojnë në zhdukjen e dallimeve mes vendeve që janë shumë të dukshme, nuk dua të përdor fjalën mosmarrëveshje. Në vendin tim dhe në vendet fqinje këto dukuri kanë ndodhur për herë të fundit pas Luftës së Dytë Botërore.

Këto probleme sot diskutohen më me qetësi dhe nuk përbëjnë probleme, duhet të zgjidhen mes dialogut mes kombeve.Nëse BE dëshiron që të zhvillohet dhe jam i bindur për këtë, është që të sigurhoemi si një pjesë e ekonomisë së përbashkët, të jemi të aftë të konkurrojmë me vendet e tjera të fuqishme ekonomike. Jam i bindur se fjalët që thashë janë të duhurat, në vendet tona në të kaluarën, Polonia ka nevojë për Europën dhe Europa për Poloninë, është pjesë integrale e Europës. Europa ka nevojë për Europën Juglindore dhe kjo e fundit për Europën. Me një mbështetje të mençur këto vende do të bëhen pjesë e Europës, dyert e saj të jetë të hapura që të mbështesin kombet që jetojnë këtu”, u shpreh presidenti i Polonisë.