Presidenti Stevo Pendarovski është ithtar për proces të spastrimit në gjyqësi që do të realizohej me ndihmë ndërkombëtare edhe atë nga BE-ja. Pendarovski thotë se në proces duhet të jenë të përfshirë ekspertë të dëshmuar të huaj. “Është e nevojshme të kemi njëfarë Pribe e cila do ta menaxhonte këtë situatë”, ka thënë Pendarovski në intervistën “Samo vistina” në Kanal 5. Ai nuk mendon se vetëm 15-20 gjykatës duhet të largohen nga pozitat e tyre se problemi është shumë më i madh. Shefi i shtetit nuk deshi ta komentojë rastin “Zhvatja” duke thënë se procesi është në vijim. Me ish-prokuroren speciale Katica Janeva, e cila është e dyshuar në këtë rast, tha se asnjëherë nuk janë takuar, e as që është përshëndetur, ndërsa me Bojan Jovanovskin – Boki 13, gjithashtu i dyshuar për rastin, tha se është fotografuar para tendave tek Qeveria gjatë Revolucionit të larmë dhe se kjo është e njohur për opinionin. Për marrëdhëniet me liderin e LSDM-së dhe ish-kryeministër Zoran Zaev tha se nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje, por gjithashtu edhe se nuk ka kurrfarë komunikimi përveç atij të rregullt institucional kur Zaev ishte kryeministër. I pyetur për marrëdhëniet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe listën e ambasadorëve, Pendarovski sqaroi se ka thënë që kandidatët e tij për ambasadorë të punësohen në MPJ, për çka në fund ishte i kënaqur sepse 85 për qind e kandidatëve ishin të tyre. Ka thënë se nuk do të nënshkruajë për askënd nëse nuk i plotësojnë kushtet për ambasadorë. Agrement kanë ardhur për gjashtë kandidatë të propozuar për ambasadorë të cilët i kanë plotësuar të gjitha, siç tha, procedurat juridike dhe të cilët para largimit është dashur të referohen para deputetëve. Por, Komisioni për politikë të jashtme është shtyrë disa herë para shpërndarjes së Parlamentit. “Nuk do të shkojë askush nga ata gjashtë ambasadorë të propozuar. Fakt është se Milloshoski nëntë herë e ka ricaktuar Komisionin për politikë të jashtme”, ka thënë Pendarovski. Lidhur me Ligjin për gjuhët dhe përdorimin e tij, shefi i shtetit ka thënë se Komisioni i Venecias nuk thotë se Ligji është kundër kushtetutës dhe se u jepen shumë të drejta shqiptarëve, por se duhet të bëhen supozime për zbatimin e tij.

Presidenti Stevo Pendarovski është ithtar për proces të spastrimit në gjyqësi që do të realizohej me ndihmë ndërkombëtare edhe atë nga BE-ja. Pendarovski thotë se në proces duhet të jenë të përfshirë ekspertë të dëshmuar të huaj.

“Është e nevojshme të kemi njëfarë Pribe e cila do ta menaxhonte këtë situatë”, ka thënë Pendarovski në intervistën “Samo vistina” në Kanal 5.

Ai nuk mendon se vetëm 15-20 gjykatës duhet të largohen nga pozitat e tyre se problemi është shumë më i madh.

Shefi i shtetit nuk deshi ta komentojë rastin “Zhvatja” duke thënë se procesi është në vijim. Me ish-prokuroren speciale Katica Janeva, e cila është e dyshuar në këtë rast, tha se asnjëherë nuk janë takuar, e as që është përshëndetur, ndërsa me Bojan Jovanovskin – Boki 13, gjithashtu i dyshuar për rastin, tha se është fotografuar para tendave tek Qeveria gjatë Revolucionit të larmë dhe se kjo është e njohur për opinionin.

Për marrëdhëniet me liderin e LSDM-së dhe ish-kryeministër Zoran Zaev tha se nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje, por gjithashtu edhe se nuk ka kurrfarë komunikimi përveç atij të rregullt institucional kur Zaev ishte kryeministër.

I pyetur për marrëdhëniet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe listën e ambasadorëve, Pendarovski sqaroi se ka thënë që kandidatët e tij për ambasadorë të punësohen në MPJ, për çka në fund ishte i kënaqur sepse 85 për qind e kandidatëve ishin të tyre. Ka thënë se nuk do të nënshkruajë për askënd nëse nuk i plotësojnë kushtet për ambasadorë. Agrement kanë ardhur për gjashtë kandidatë të propozuar për ambasadorë të cilët i kanë plotësuar të gjitha, siç tha, procedurat juridike dhe të cilët para largimit është dashur të referohen para deputetëve. Por, Komisioni për politikë të jashtme është shtyrë disa herë para shpërndarjes së Parlamentit.

“Nuk do të shkojë askush nga ata gjashtë ambasadorë të propozuar. Fakt është se Milloshoski nëntë herë e ka ricaktuar Komisionin për politikë të jashtme”, ka thënë Pendarovski.

Lidhur me Ligjin për gjuhët dhe përdorimin e tij, shefi i shtetit ka thënë se Komisioni i Venecias nuk thotë se Ligji është kundër kushtetutës dhe se u jepen shumë të drejta shqiptarëve, por se duhet të bëhen supozime për zbatimin e tij.