Presidentja kroate si Haradinaj, ia thotë këngës në një aheng

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, u vu përsëri në fokusin e mediave.

Kësaj rradhe jo për politikë, por për talentin e saj në këndim, transmeton lajmi.net.

Në mediat kroate është publikuar një video, ku shihet presidentja Kitaroviq e cila në një aheng merr mikrofonin në dorë dhe fillon të këndojë.

Kjo ka ndodhur në festën e ditëlindjes së kryetarit të Zagrebit, Milan Bandiq, teksa presidentja kroate ka kënduar këngën e famshme të ditëlindjes.

Në këndim e kishte provuar vetën disa herë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mirëpo ai ishte kritikuar shumë si një përformues i dobët i këngëve kryesisht patriotike.