Pritje e përzemërt nga presidenti Meta pët nxënësit nga Dacajt e Rozhajës

Pas vizitës në nëntor të vitit të kaluar në Rozhajë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i priti në vizitë nxënësit e shkollës 9 vjeçare në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës të cilët prej dy ditësh po qëndrojnë në Shqipëri. Me këtë rast Meta shprehet i kënaqur që këta nxënës janë të dalluar në mësime. Po ashtu ai thot se ruan kujtime të veçanta nga vizita që ka bërë para disa muajve në shkollën e tyre. Ai, falënderon she shprehet mirënjohës për stafin pedagogjik që me aq përkushtim ruajn gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtarë në atë trevë. Ndërkaq, në këtë takim ishte edhe ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, ekselenca e tij Dushan Mrdoviq.