Prof.Dr. Martin Berishaj uron Ali Ahmetin: Na priftë e mbara!

Profesori i mirënjohur, Dr.Martin Berishaj, miku e bashkëveprimtari i orëve të para të z. Ali Ahmeti dhe Fehmi Lladrovcit, ka përgëzuar liderin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 18 vjetorit të themelimit të BDI-së.

Ai me këtë rast, ka cekur frymën shqiptare të partisë, duke uruar që barra e arsyes është e madhe e po ashtu edhe përgjegjësia.

Ja deklarata e Prof. Dr.Martin Berishaj në fb:

Aty ku u prek liria në trojet shqiptare, u desht te jepet shume gjak. Gjak i kulluar shqiptare, i cili obligon gjenerata te tera. Ai eshte udherrefyes per ne te gjithe. Me sy te hapur pecjellim çdo hap, çdo fjale dhe veprim. Ka shume per tu bere, sepse jemi ne fillim te nje rruge te mbare. Dua te besoj dhe jam i bindur se, fryma shqiptare do te kaploje edhe ata qe per momentin ndoshta edhe kane devijuar! Ali, te njoha si Abaz Gjuka, ne kohe te zymta, aty afer Fehmi Lladrovcit kur pergatiteshim per rrugetim te gjate, sepse e dinim se edhe rruga prej 1000 km fillon me hapin e pare. Na prifte e mbara per shpalime te rradhes, kesaj here, ne shikim te pare ndoshta te lehta, por keto hapa jane dhe mbesin determinues per te ardhmen shqiptare. Barra e aresyes eshte e madhe e poashtu edhe pergjegjesia.