Prof.dr. Martin Berishaj:”Mos u gëzo o i gëzuem..”

NO PASARÀN PJESA E TRETË!
apo
“Mos u gëzo o i gëzuem…”

Edhe përkundër dëshires dhe vullnetit të humbësve të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, e të mbështetur fuqishëm nga “i pari i vëndit” për të nënshtrua Kosovën dhe për ta mbajtur në gjendje politikisht të mjerueshme dhe ekonomikisht të padururshme, duke tentuar te çburrnojnë Gjykatën Kushtetuese si institucionin e vetem që ka ruajtur autoritetin e pakontestuar nga shpallja e pavaresisë e këndej, dua t’u rikujtoj se:

  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka për detyrë të pergjegjë qartë në kërkesën e Levizjes Vetëvendosje! për vlerësimin e kushtetushmërisë së dekretit me të cilin presidenti Z Hashim Thaçi ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër!
  • Ajo nuk ka tager për të shkruar kushtetutë të re,
  • Ajo nuk ka tager që Dekretet e presidentit t’i zëvendësojnë me amandamentimet parlamentare të Kushtetutës, sepse ajo është kompetencë e Kuvendit.
  • Ajo nuk ka të drejtë të jenë e njëanshme dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë të shkelë kushtetutën!
    Pranimi i vendimit të opinionit të Gjykatës Kushtetuese rreth kushtetushmërisë së dekretit të presidentit Z Hashim Thaçit, është i obligueshim, përveç nëse me atë vendim Gjykata Kushtetuese e shkelë Kushtetutën e Kosovës, e në atë rast, është detyrë, obligim dhe përgjegjësi e çdo subjekti politik të ruajnë Kosovën, sepse Kosova rrezikohet edhe të jenë shtet!