Prof. Martin Berishaj fton shqiptarët: Votoni Listën Shqiptare

Profesori i mirënjohur Martin Berishaj, ka ftuar shqiptarët e Malit të Zi të dalin në votime dhe votojnë, Listën Shqiptare, numrin 10, si obligim dhe kontratë për kërkim ërgjegjësie ndaj atyre që ju besohet vota.

Prof. Berishaj ka shtuar po ashtu se “llogaridhënien duhet domosdoshmërisht ta kërkoni nga ata, se është obligim moral, qytetarë dhe kombtarë”.

Ja postimi i plotë i prof. Martin Berishajt;

Votues shqiptarë!
Përgjegjësia është në ndërgjegjën tuaj deri në momentin që të lëshoni votën në kutinë e votimit. Ajo si e tillë, është refleks i edukatës familjare dhe amanet i të parëve që të votojmë vetën, e pastaj, nga ai moment e tutje, ajo votë behet barrë e arsyes dhe përgjegjësi e Listës shqiptare, se si do të artikulojnë interesat kombëtare në parlamentin malazias.
Kjo kontratë politike të cilën votuesi shqiptarë ka bërë me Listën shqiptare; së pari, obligon, përfaqësuesit tonë të zgjedhur dhe së dyti, kjo kontratë, u jep të drejtën që të kërkoni nga ata llogaridhënie, ndaj kësaj vote të dhënë, që me vetëdije u dorëzoni fatin tuaj, të fëmijëve dhe të familjes në duartë e tyre. Llogaridhënien duhet domosdoshmërisht ta kërkoni nga ata, se është obligim moral, qytetarë dhe kombtarë. Ajo është kulturë politike të cilën duhet ta fisnikërojmë për çdo ditë si vlerë të përbashkët.
E nëse parashtrohet pyetja se si ta kapercejmë krizen apstinente dhe konkurrencen ideologjike ( lexo qytetare) neser te votuesit shqiptarë, atëherë përgjegjëja është vetëm në duartë tuaja, dilni sa më masovikisht në zgjedhje dhe votoni vetën duke i dhënë votën Listës shqiptare dhe duke rrethuar numrin 10!
Vazhdojme dhe na priftë e mbara…