Profesorët Dimitrievski, Atanasov dhe Zhivkoviq i bojkotojnë zgjedhjet e nesërme për rektor të UCM-së

Profesorët Dragi Dimitrievski, Petar Atanasov dhe Vujica Zhivkoviq sot kumtuan se edhe krahas kandidaturave të parashtruara, nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme për rektor të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” (SHCM), pasi, siç theksuan, Universitetit i është marrë e drejta që të ketë rektor në procedurë transparente, objektive dhe korrekte.

Atanasov tha se gjatë ditëve të kaluara kanë pritur që ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, Inspektorati arsimor shtetëror, si institucion kompetent, si dhe institucionet tjera në shtet të ndërmarrin veprime në drejtim të mbrojtjes së ligjshmërisë, respektivisht ndërprerjes së procedurës për zgjedhjes së rektorit të UCM-së, por, siç tha profesori, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur.

Ai tha se tre profesorët janë të qëndrimit se zgjedhjet për rektor të mbahen pas zgjedhjeve parlamentare me procedurë legale dhe legjitime.

Profesori Zhivkoviq tha se, nëse mbeten në procedurë, do t’i japin legjitimitet zgjedhjeve.

“UCM meriton zgjedhje korrekte dhe demokratike, le të fitojë më i miri”, tha profesori.

Ndërkaq, Dimitrievski dërgoi apel deri te institucionet që të ndërmerren veprime të caktuara me qëllim që të ndërpritet procedura për zgjedhje të rektorit të UCM-së.

“Ky është tentimi i ynë i fundit që të bëjmë me dije atë dhe me këtë ne e ngrijmë pjesëmarrjen tonë në votimin e nesërm”, tha ai.