Profesori nga Tetova me lot në sy përcjell nxënësin për në Gjermani! (FOTO)

Arsimtari tetovar, Bujamin Salija ka shkruar një porosi me përplotë emocione, pasi që nxënësi i tij ka braktisur shkollën dhe bashkë me familjen e tij shkoi në Gjermani.
Ai këtë e bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. “Sot me lotë në sy u përshëndeta me Amarin-nxënësi i klasës 8’të na ikë në Gjermani ç’të them fjalët janë të tepërta. Rrugë të mbarë dhe Zoti ta lehtësoftë këtë rrugë kuptohet që nuk je i vetëm ka edhe qindra Shqiptarë nxënës që marrin rrugën e gurbetit. Është një ndarje e dhimbshme është e dyta herë që e përjetoi diçka të tillë, dhe qoftë e fundit kësi llojë ndarje.”, ka shkruar Salija. Muajve të fundit një numër i madh i familjeve nga Pollogu po braktisin vendlindjen për të shkuar drejt Gjermanisë për punë dhe jetë më të mirë.