Janë nënshkruar 24 kontrata në kuadër të masës “Diverzifikim i fermave dhe zhvillimi i Bizneseve”, nga programi IPARD 2. Investimi kap një shumë totale prej 7,7 milionë eurosh.
“Të gjitha këto investime, janë të destinuara për zonat rurale dhe kjo përfshin investimet në kapacitetet e vogla të përpunimit, në turizëm rural, në prodhimin e ushqimeve dhe mbeturinave, në kopshte, shtëpi të pleqshve, kinema në fshatra kapacitet për strehim etj. Në veçanti, me një fjalë, kjo masë është e rëndësishme për nxitjen e agrobiznesit në zonat rurale që inkurajojnë aktivitetin ekonomik , duke përmirësuar kushtet e jetesës në zonat rurale” – tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski.
“Kjo tregon se Programi IPARD është një tregim i suksesshëm. Ne kemi dëshmuar se fondet kur përdoren me qëllim dhe vijnë tek fermerët e duhur gjithmonë japin rezultate “, tha drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikolçe Babovski.
Nga thirrja e parë publike, Agjencia miratoi 930 projekte me një mbështetje financiare prej rreth 18 milionë eurosh.
Deri më sot, Agjencia e Pagesave ka dorëzuar 589 kërkesa për pagesën e investimeve të kompletuara, të cilat kërkojnë bashkëfinancimin e afro 5 milionë eurove. Nga këto 589 kërkesa, 129 milionë euro janë paguar për 129 investime.