Punësimet, maqedonasit “ndjehen” shqiptarë

Pas konkursit për zjarrfikës në Brigadën e Shkupit, për të fituar një vend pune Kire Trajkovski, Goran Trajkovski dhe Zllatko Serafimovski, tre shtetasit Maqedonisë të Veriut janë deklaruar si shqiptarë. Kjo nuk përbën shqetësim për Kreun e Qytetit të Shkupit, meqë nuk mund t’i përzihet askujt se cila është përkatësia e tyre etnike. Shilegov tha se punësimet bëhen ashtu siç parashihet me ligj.

Unë si kryetar nuk kam të drejtë askujt t’i them se çfarë është dhe si të ndjehet në bazë të përkatësisë etnike. Ato thjeshtë nuk do të lejoja as për vete më tregoj se si ndihem unë”-tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Shilegov tha se metoda e punësimit sipas “Balancerit” mohon punësimit sipas meritave, duke i ndarë të punësuarit në bazë të përkatësisë etnike. Ai tha se në nivel shtetëror mjaft është arritur përfaqësimi adekuat i shqiptarëve dhe komunitetet më të vogla në administratën publike.
Unë mendoj se, mbase është koha t’i rishikojmë kornizat ligjore që ekzistojnë në shtetin tonë. Mbase ekziston një shqiptar i ri që është seriozisht i kualifikuar dhe i përmbush të gjitha kriteret, por për shkak të ‘balancerit’ nuk mund të punësohet në administratën e qytetit ose e kundërta”-pohoi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Punësime të ngjashme janë vërejtur në disa institucione tjera publike në nivel shtetëror dhe lokal.
Madje, shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të komunitetit maqedonas, para avokatit dhe noterit kanë deklaruar me shkrim se ndihen shqiptar. Për këtë dukuri reaguan edhe partitë shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Ministri i shoqërisë infiormatike Mançevski më herët kishte deklaruar se ekziston një program softeuerik “Ballancer” i cili nuk është pjesë e ligjit, por është pjesë e metodologjisë së Qeverisë për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike, i cili jep sugjerime për përkatësinë etnik për të punësuarin e radhës.