Punëtoria për ndalimet, licencat dhe kufizimet e tjera sasiore të OBT

Në periudhën mes 2-5 korrikut 2019, në Vjenë, në organizimin e Sekretariatit të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), u mbajt një punëtori për ndalimet, licencat dhe kufizimet tjera sasiore me qëllim që të fitohen njohuri më të mira për identifikimin e kufizimeve sasiore. Qëllimi i njohurive të fituara është t’u mundësojë pjesëmarrësve të trajnohen në përgatitjen, koordinimin, zbatimin dhe / ose analizën e licencave tregtare, licencave dhe ndalimeve.

Në punëtorinë gjithashtu u prezentuan edhe kontratat ku u zbatuan kufizimet sasiore. Vëmendje e veçantë i është kushtuar punës praktike dhe interaktive dhe pjesëmarrësve u janë bërë pyetje për të identifikuar nëse mallrat e caktuara i përkasin kategorisë së ndalimeve, kufizimeve ose nuk janë pjesë e ndonjë kufizimi.

Përvoja e fituar nga punëtoria do të bëjë të mundur që njoftimet e dërguara çdo dy vjet nga Republika e Maqedonisë së Veriut në OBT, përmes misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në KB në Gjenevë, të përgatiten siç duhet me mbulimin e duhur të të dhënave dhe identifikimin e kufizimeve sasiore.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2463254337128046&id=2348388298614651