Punonjësja e gjendjes civile në Tetovë hezitoi ta regjistroj djalin e tetovarit me emrin UÇK

Tetovari Albert Rufati, pasi që mori pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si 17-të vjeçar dhe në atë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, vendosi që djalin e madh ta emërojë me emrin UÇK.

Por, pasi që lini Uçkja, më 30 gusht të vitit 2016-të, kur prindërit e tij kishin shkuar për ta regjistruar në zyrën e gjendjes civile, kishin pasur një përballje verbale me punonjësen maqedonasen që ishte aty.

“Kur kam shkuar ta regjistroj në një zyrë ku ne i merrnim certifikatat, aty ka qenë një komshi i imi dhe një maqedonase, ajo maqedonasja ka pas pak hezitim, dhe e lexonte e thoshte se çka është Uçka edhe pse e dinte, por sërish e bëri punën e saj dhe aq”, tha Rufati. Uçk-ja, ende është i vogël për të kuptuar domethënien e emrit të tij. Por kur të rritet babai i tij, thotë se nëse nuk i pëlqen emri mund ta ndërrojë./Insajderi