“Qa don ti zemër” nga Genti dhe Labinot Ademi bëhet hiti i parë pas pandemisë

Të talentuar, të veçantë me stil dhe shumë “fresh”. Janë dyshja Gentian Teneqja dhe Labinot Ademi, që sapo kanë goditur me këngën me titull “Qa don ti zemër”.

Genti dhe Labinoti e kanë dëshmuar vetën në muzikë përmes disa projekteve të sukseshme. Ata, nuk dolën sot në skenë e as nuk janë rastësisht para publikut.

Të dy janë shokë dhe jetojnë në të njëjtin qytet në Belgjikë, e pëlqejnë stilin muzikor të njëri tjetrit, andaj kanë vendosur ti bashkojnë forcat. Genti dhe Labinot Ademi realizojnë projektet e tyre speciale në studion AB Production të bashkëpunëtorit të tyre të afërt Astrit Bela.

Teksti i këngës me titull “Qa don ti zemër” është shkruar nga Genti, muzika mbanë vulën e Buja Beats, ndërkaq është producuar nga Astrit Bela “AB Production”. Videoklipi është realizuar nga “D1” në Charleroi të Blegjikës. Skenat e klipit janë xhiruar në Durbuy, një qytet shumë i bukur. Pjesë e videoklipit është edhe top modelja nga Lege, Albiona Bajraktari. Imazhi i missit i ka dhënë shumë bukuri këtij projekti që po konsiderohet hit që në start.

Dyshja që po bëjnë bujë po gëzojnë mbështetje të pakursyer, ndër tjerash edhe nga frizeri i njohur në Blegjikë, Burim Zejnullahu nga salloni “Idé´Al coiffure”.

Dëgjoni premierë “Qa don ti zemër”.