Qeveria miratoi masat ekonomike, kredi pa interes deri në 30 000 euro për kompanitë

Ndihma financiare për kompanitë duke siguruar kredi pa interes deri në 30,000 euro dhe 50 për qind subvencionim të kontributeve të pagave, për kompanitë, janë pjesë e grupit të parë të masave qeveritare, për të zvogëluar dëmet nga përhapja e koronavirusit.