Qeveria miraton Planin aksional për vaksinat e Pneumokokut dhe Rotavirusit

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar pranuar Informacioni për progresin e aktiviteteve për realizimin e Planit aksional për vaksimin dhe mbrojtje nga Pneumokoku dhe virusi Rota.

Gjatë këtij muaji shërbimet për imunizim do të bëjnë distribuimin e mbi 90 mijë dozave nga të dy vaksinat e duke filluar nga muaji i ardhëshëm prindërit të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të pranojnë ndonjë nga këto vaksinat do kenë mundësi të bëjnë atë.

Sipas OBSH, vaksina kundër Streptococcus pneumoniae mbronë fëmijët nga sëmundjet e rënda si Pneumonia, ndezja e veshit dhe ndezja e cipave të trurit. Me realizimin e vaksinimit kundër Rotavirusit fëmijët do të mbrohen nga format e rënda të diaresë si dhe komplikimet që dalin nga ajo, kështu ka vlerësuar në seancën qeveritare Vladimir Miloshev sekretar shtëtërorë në Ministrinë e shëndetësisë.