Qeveria refuzoi propozimin e Mickoskit: Nuk preket shtylla e dytë pensionale

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasi vlerësojnë se ky propozim është në dëm të të siguruarve.

Këtë propozim Mickoski deri te Qeveria e kishte dorëzuar në formë të dekretit, nëpërmjet ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

“Me dekretin parashihet që nga prilli deri në fund të vitit 2020 të mos realizohen pagesa të kontributeve për sigurim pensional të të siguruarve në fondet pensionale private, kurse i njëjti të kompensohet në faturat e të siguruarve në gjatë periudhës trevjetore, duke filluar që nga viti 2022. Si qeveri e cila është përgjegjëse ndaj secilit individ në shtet, konsiderojmë se është papërgjegjësi të manipulohet me mjetet e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Përndryshe, VMRO-DPMNE kishte propozuar që përkohësisht të kufizohet transferim i mjeteve në fondin e dytë pensional.