Qeveria sot nga ora 10:00 do të mbajë seancën e saj të 6-të me rradhë. Në shqyrtim paketa e 4të ekonomike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e saj të rregullt, të gjashtë, me disa pika në rendin e ditës të programit të saj të punës dhe në interes të qytetarëve.

Në seancën e sotme, Qeveria do të shqyrtojë dhe debatoj mbi Informacionin rreth paketës së katërt të masave ekonomike.

Poashtu me propozim të Ministrisë së Arsimit, sot do të paraqitet për shqyrtim dhe miratim Projekt-dekreti për mënyrën e organizimit dhe kryerjes së mësimdhënies në rrethana të jashtëzakonshme në shkollat ​​fillore dhe të mesme; Informacion mbi miratimin e protokolleve për veprimin e shkollave fillore speciale për realizimin e procesit arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin akademik 2020/21; Informacion mbi realizimin e mësimdhënies në shkollat ​​e mesme për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në vitin akademik 2020/2021, me bashkangjitur protokolleve individuale për veprimin në arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore; Protokolli për punë në kushtet e trajtimit të virusit KOVID-19 në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë Veriore në vitin akademik 2020/21; Protokolli për punë në kushtet e trajtimit të virusit KOVID-19 në konviktet shtetërore dhe objektet e tjera të akomodimit në Republikën e Maqedonisë Veriore në vitin akademik 2020/21, si dhe Raporti për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga themeluesi i shkollës për organizimin e orëve me prani fizike, për periudhën nga 18.09.2020 deri më 25.09.2020.