Qytetarët do të marrin 5,59 milionë euro kthim të TVSH-së për tre muajt e kaluar

Për muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti, qytetarëve që kanë skanuar llogari fiskale, gjatë muajit të ardhshëm do t’u paguhen 343,803,953 denarë ose 5.59 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe, janë skanuar 49.946,278 llogari fiskale, është realizuar qarkullim prej 21,957,355,689 denarëve, me TVSH totale prej 2,292,026,352 denarëve, njoftoi sot Drejtoria për të ardhura publike.

Përfundimisht me ditën e djeshme, DAP e rrumbullaksoi tremujorin e tretë të projektit TVSH-ja Ime. Në krahasim me dy tremujorët e parë, ka pasur rritje të numrit të përdoruesve të aplikacionit TVSH-ja Ime dhe të numrit të llogarive të skanuara, dhe me këtë edhe tek kthimi i 15 përqindëshit të qytetarëve. Në tremujorin e parë, janë paguar gjithsej 186,215,194 denarë gjegjësisht 3,028,000 euro dhe 233,176,601 denarë ose 3,791,000 euro për tremujorin e dytë.

Pagesa për tremujorin e parë të këtij viti do të fillojnë në maj. Drejtoria për të ardhura publike ende kryen pagesa për tremujorin e parë dhe të dytë të të gjithë qytetarëve që kanë pasur gabime në të dhënat dhe ndërkohë i kanë azhurnuar.