Qytetarët e respektuan ndalesën për lëvizje në Kërçovë

Gjendja e sigurisë në rajonin e SPB Ohër ku bën pjesë edhe Kërçova është stabile. Gjatë 24 orëve të fundit, në periudhën prejk orës 19:00 më 12 prill, deri në orën 7:00 ditën e ardhshme, qytetarët në tërësi e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve, vjedhje dhe fatkeqësi komunikacioni.
Pa pengesa po zhvillohet kontrollimi i personave të cilët janë nën masa të obligueshme të karantinës shtëpiake, mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit shtëpiak dhe vetëizolim të detyrueshëm 14-ditor.

Nuk ka persona të rinj me vendim për izolim dhe janë kryer 13 kontrolle të personave të cilët tashmë janë në izolim, tre prej të cilëve në Kërçovë. Janë evidentuar 17 persona të rinj në vetëizolim, pesë në Kërçovë dhe janë kryer 175 kontrolle ndaj këtyre personave, 12 prej të cilëve në Kërçovë.

Nëpunësit policorë kryen 64 kontrolle në objekte