Qytetarët e Tetovës për orën policore, “problem, nuk durohen gratë në shtëpi” (VIDEO)

Masa e qeverisë për orën policore gjatë fundjavës, që e njëjta të fillojë nga ora 16 deri në orën 5 të mëngjesit, për disa qytetarë është shumë e qëlluar dhe e nevojshme thonë disa qytetarë të Tetovës.

“Mendoj më mirë”, tha një qytetar.

“Jo, s’na pengon, kemi kohë mirë”, pohoi një qytetar.

Por për disa të tjerë, ky vendim i autoriteteve është absurd. Sipas tyre, koha e shkurtuar e lëvizjes nuk mjafton për kryerjen e të gjitha obligimeve.

“Është absurde sepse është shumë herët, sepse është kohë e gjatë, po tani mundohemi të respektojmë rregullat, pos a efekt ka nuk jemi ekspertë për ta vlerësuar. Për momentin vështirë, nuk flas vetëm në emrin tim, por edhe të popullatës sepse popullata ka nevojë jo vetëm për lëvizje por edhe për sende të tjera, të cilat I dini mirë, sepse e dini në çfarë gjendje ekonomike popullata ndodhet”, deklaroi një qytetar për TV21.

“Po na pengon shumë, deri ne 4 s’mund ti kryejmë punët, ka njerëz të sëmurë, ka gjëra të tjera, por këto s’njohin. Problem me gratë në shtëpitë. Ajo është. Që në 4 në shtëpi, kjo është shumë problem, lokalet s’punojnë”, theksoi një qytetar.

Në lidhje me mosrespektimin e orës policore, nga Sektori për Punë të brendshme – Tetovë, kanë theksuar se do të ketë sanksione rigoroze.