Qytetarët mund të themelojnë kompani me vetëm 1 euro!

Qytetarët që kanë një ide biznesi do të jenë në gjendje të krijojnë kompani me përgjegjësi të kufizuar me kapital aksionar prej 1 euro. Kjo është parashikuar në ndryshimet e propozuara në Ligjin e Kompanive, përcjell FLAKA.

Qeveria është porporzuese dhe përfaqësues janë ministri Bekteshi dhe zëvendësi i tij janë Kolmeishevski.

“Mundësohet krijimi i një kompani me përgjegjësi të kufizuar me një shumë minimale simbolike të kapitalit fillestar prej 1 euro nga qytetarë që kanë një ide për të drejtuar një biznes, por nuk kanë fonde të mjaftueshme të paktën 5,000 euro kapital fillestar për të filluar biznesin e tyre. Kjo pritet të zvogëlojë ekonominë gri”, thuhet në ndryshimet e propozuara.

Kompania mund të ketë deri tre themelues të personave fizikë, njëri prej të cilëve është menaxher. Duke pasur parasysh që është një kompani me kapital aksionar prej 1 ero, propozohet të vendoset një regjim i veçantë operativ financiar në lidhje me disponimin e fitimeve, si dhe sigurimin dhe asgjësimin e rezervës së detyrueshme të kompanisë.